Basketbollisti kosovar, Dardan Berisha përmes rrjeteve sociale ka uruar klubin e Pejës për titullin kampion.
Skuadra pejane mbrëmë arriti fitore ndaj KB Trepçës duke siguruar kështu titullin e Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan Lajmi.net
Berisha përmes rrjeteve sociale ka uruar ish-klubin e tij, Pejën.
“Urime KB Peja dhe qytetit të Pejës për titullin kampion, me plotë meritë”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale
Kujtojmë që Dardan Berisha tani luan te skuadra e Prishtinës dhe ishin në gjysmëfinale të play-offit të Superligës, por u eliminuan nga Trepça./Lajmi.net/