Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani duhet të paguajë 1500 euro për fyerjet që tifozët suharekas i bënë trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.
Tifozët e Ballkanit kishin fyer në kor Batatinën, në disa raste gjatë ndeshjes së luajtur të dielën, madje takimi ishte suspenduar për disa minuta, shkruan Lajmi.net
Për shkak të fyerjeve ndaj Batatinës ndeshja ishte ndërprerë për rreth pesë minuta.
Ndërkohë trajneri i Lirisë, Xhengiz Rexhepi është dënuar për dy lojë për shkak të ofendimit të lojtarëve të ekipit kundërshtar.
Vendimi:
FC ”Ballkani”. Në minutat 13,29,32,34 tifo grupi ”Xhebrailat”, ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafir, ndërsa në minutën 39, për të njëjtat arsye referi kryesor e ndërpret lojën për 5 (pesë) minuta dhe kërkon nga përfaqësuesi për siguri që të ndërpriten fyerjet, në të kundërtën duhet të zbrazet tribuna. Të njëjtit edhe pas përfundimit të ndeshjes, derisa ekipi mysafir po shkonte në zhveshtore kanë vazhduar me ofendime në kor ndaj kryetrajnerit të ekipit të FC ”Llapi” Tahir Batatina. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1) (RECEDIVIST).