Friday, 13. February 2026
Sport

Ndeshja që pritet me emocione në Ligën e Parë të Kosovës 

GS 19/05/2023 2 Min. Lesezeit

Opinioni futbolldashës sytë i ka edhe nga stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren, ku të dielën (15.00) do të takohen A&N e Prizrenit dhe Feronikelit 74 nga Drenasi.

Për A&N nuk ka ndonjë peshë kjo ndeshje por kërkon fitore për prestigj dhe për Feronikelin 74 është ndeshje jetike, një pikë i mjafton për t’i ngritur për të hyrë në elitën e futbollit të Kosovës. 

Liria e Prizrenit do të luajë në Pejë ndaj Rilindjes 1974 nga Lugu i Baranit.

Liria shpreson se A&N do të ndal Feronilelin 74 dhe të rikthehet në. elitë.

Sepse nëse mbesin me pikle baras, Liria e ka rezultatin e ndërsjellë me të mirë se Feronikeli 74.

A&N ka dalur me një njoftim për dashamirët e kësaj loje.    

“KF A&N njofton tifozët që të dielën kanë planifikuar ta përcjellin nga afër ndeshjen FC A&N – KF Feronikeli 74 , se do të kenë kontrolle në hyrjet e stadiumit për sendet e ndaluara.

Në kordinim me Policinë e Kosovës dhe KF Liria në pamundësi për të siguruar vendosjen e tifozëve mysafirë kemi refuzuar kërkesën për udhëtim nga ana e tyre në mënyrë të organizuar në arsyetim që stadiumi ‘Përparim Thaqi’ nuk plotëson kushtet për sigurinë e tyre pasi që vetëm pjesa perëndimore e stadiumit do jetë e hapur në funksion për shikuesit.

Në kontrollin e hyrjes do të ndalohen gjërat e mëposhtme :
– shishet e plastikës , të qelqit , kanaqet 
– ushqim
– çadrat
– fishekzjarret
– armët

Ta bëjmë të dielën ndeshje fantastike, pa incidente apo ndonjë problem tjetër, të tregojmë kulturë sportive, të mburremi që jemi prizrenas”, njofton A&N.

Teilen: