Friday, 13. February 2026
Moto GP

Galatasaray përkujton djalin e Sami Frashërit, Ali Sam Yen: Dashuri dhe mirënjohje në ditëlindjen e tij

GS 20/05/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Superligës së Turqisë, Galatasaray ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke përkujtuar themeluesin e klubit, Ali Sami Yen.

Ali Sami ishte themeluesi, anëtari i parë i klubit ku luan tani lojtari kosovar, Milot Rashica, shkruan Lajmi.net

  

Përmes rrjeteve sociale ekipi turk ka uruar ditëlindjen e tij, duke thënë se kanë mirënjohje dhe dashuri.

“Ne përkujtojmë themeluesin tonë, anëtarin tonë numër 1, presidentin tonë të parë dhe një nga sportistët tanë të parë, Ali Sami Yen, në ditëlindjen e tij me respekt, dashuri dhe mirënjohje”, shkruhet në postimin e klubit turk

Ali Sam ndërroi jetë gjatë vitit 1951 në Stamboll të Turqisë. Prindërit e tij ishin, Sami Frashëri dhe Emine Frashëri.

Kujtojmë që skuadra e Galatasarayt sot luan ndeshjen e rëndësishme në Superligë ndaj Sivassporit, ky takim nis nga ora 18:00./Lajmi.net/

  


Teilen: