Wednesday, 18. February 2026
Moto GP

Zyrtare: Të hënën prezantohet trajner i ri i Kosovës

GS 20/05/2023 1 Min. Lesezeit

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të organizojë konferencë për media të hënën (22 maj) nga ora 14:00 në “Four Points by Sheraton Prishtina”.

Në këtë konferencë do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, si dhe do të shpalosen detaje nga ndeshjet e Dardanëve në parakualifikimet e Eurobasket 2025, ku jemi në grup me Zvicrën dhe Danimarkën.

  

Përzgjedhësi i ri dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu do të nënshkruajnë kontratën për rrugëtimin e Kosovës në garat zyrtare të FIBA-s.

Trajneri nga Izraeli, Rami Hadar pritet të emërohet në stolin e Kombëtares së Kosovës dhe FBK po bën gati zyrtarizimin gjatë ditës së hënë./Lajmi.net/

 Pati sukses me Pejën, Rami Hadar tani merr stolin e Kosovës

  


Teilen: