Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç, ka thënë se ndihet krenar me shokët e skuadrës për suksesin e arritur të shtunën në Therandë.
Ballkani fitoi titullin e dytë rresht në elitën e futbollit.
“Sigurisht është vit shumë i suksesshëm për ne. Para një viti fituam titullin e parë, luajtëm mirë në Evropë, kemi fituar Superkupën dhe tash mbrojtëm titullin”.
“Është një meritë e krejt klubit, nga presidenti Arsim Kabashi, trajnerët, stafi, komplet lojtarët.
Një vit shumë i mundimshëm, vetëm ne e dimë sakrificën që e kemi bërë. Jam krenar me shokët e skuadër sepse kemi treguar karakter përgjatë sezonit”.
“Tash na duhet një pushim shumë i mirë dhe të shkojmë sërish në kualifikime, të provojmë të bëjmë tjera suksese”, ka deklaruar Edvin Kuç