Milani ka fituar ndeshjen e xhiros së 35 në Serie A.
‘Rossoneri’ fituan 5:1 ndaj Sampdorias, shkruan lajmi.net.
Në minutën e 9’ ishte Rafael Leao që i dha epërsinë Milanit.
Mysafirët arritën të befasojnë në ‘San Siro’ duke barazuar rezultatin.
Quagliarella ishte ai që tundi rrjetën për Sampdoria.
Megjithatë, ky goli në fund doli të jetë i nderit për ekipin e rënë nga Serie A.
Ndërsa Milani vazhdoi me gola.
Tre minuta pas golit të barazimit, shënoi Olivier Giroud. Francezi shënoi me kokë, në minutën e 23’ të ndeshjes.
Në të 29’ minutë i njëjti shënoi sërish, këtë herë nga penalltia.
Pjesa e parë u mbyll 3:1 në të mirë të vendasve.
Kjo nuk ishte e tëra që Milani bën, pasi shënuan edhe dy herë.
Brahim Diaz realizoi në minutën e 63’, kurse për 5:1 u përkujdes Giroud, i cili kompletoi hat-trickun e tij.
Me këtë fitore Milani vazhdon garën për Top4, ata pozicionohen në vendi e pestë, me një pikë më shumë se Lazio në vendin e katërt, me këta të fundit kanë një ndeshje më pak./Lajmi.net/