Saturday, 14. February 2026
Moto GP

Duken të ‘ngopur’ me trofeun e Premier Ligës, pak tifozë të Man City festojnë triumfin e tyre

GS 21/05/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester City mbrëmë u shpall zyrtarisht kampion në Premier Ligë.

Pas humbjes 1:0 të Arsenalit nga Nottingham Forest, titulli shkoi sërish në qytetin e Mançesterit.

  

Suksesi i tyre i radhës  në njërën nga ligat më të forta në botë lojtarët e Man City ‘shpërthyen’ në festë.

Por, ashtu nuk bën tifozët e kampionit, pasi u pa një numër i vogël i tyre teksa festonin.

Duket se ata janë ‘ngopur’ me trofeun e Premier Ligës, duke e fituar për herë të tretë me radhë dhe pesë herë brenda gjashtë sezoneve.

Ndërsa synimi i tyre tashmë është i qartë triumfi në Ligën e Kampionëve, trofeu që u mungon ‘Citizens’./Lajmi.net/

  


Teilen: