Saturday, 14. February 2026
Sport

Issiaga Sylla mëson për vdekjen e nënës së tij pak para ndeshjes së Ligue 1

GS 21/05/2023 1 Min. Lesezeit

Lojtari i Montpellierit mëson për vdekjen e nënës së tij pak para ndeshjes së Ligue 1.

Lojtari i Montpellierit Issiaga Sylla, para një ndeshje të shtunën mori lajmin më të keq që mund të kishte marr ndonjëherë.

Ai, disa orë para se të niste përballja e Montpellierit me Nantes në kuadër të Ligue 1, mori vesh se nëna e tij ka vdekur.

29-vjeçari pavarësisht lajmit tronditës vendosi që të luajë të gjithë takimin.

Sylla, që luan si mbrojtësi i djathtë për Montpellierin, nuk mundi të mbaj lotët, teksa u ngushëllua nga bashkëlojtarët.

Prezenca e tij në fushë shërbeu si motivim për Montpellierin, ku e mposhti Nantesin me rezultat 3-0.

Teilen: