Saturday, 14. February 2026
Sport

Formacionet zyrtare Roma-Salernitana: Kryeqytetasit do të tentojnë deri në fund për një vend në Evropë

GS 22/05/2023 1 Min. Lesezeit

Në Olimpico të Romës, verdhekuqtë do të ndeshen ndaj Salernitanës në orën 18:30.

Kjo është një sfidë tepër e rëndësishme për Romën, pasi kryeqytetasit luftojnë për një vend në kompeticionet evropiane për sezonin e ardhshëm. Aktualisht, Roma ndodhet në vendin e shtatë në tabelë me 59 pikë dhe i kanë mbetur edhe tre ndeshje në total deri në fund të sezonit. Nëse i fiton të treja, Roma do të grumbullonte 9 pikë dhe do të tentonte seriozisht për një vend në kompeticionet evropiane.

Nga ana tjetër, Salernitana është vetëm një pikë larg për të siguruar mbijetesën./ h.ll/abcnews.al

Teilen: