Saturday, 14. February 2026
Sport

Era Istrefi ishte e pranishme në stadiumin e Napolit, përcjelli nga afër Rrahmanin kundër Interit

GS 22/05/2023 1 Min. Lesezeit

Këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi ishte e pranishme në stadiumin e Napolit ku pa nga afër mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanin në ndeshjen kundër Interit.

  

Napoli triumfoi 3:1 kundër Interit në stadiumin “Diego Armando Maradona” të dielën pasdite, shkruan lajmi.net.

Era Istrefi ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku shihet se ishte në shkallët e stadiumit të kampionëve të Italisë.

Këngëtarja me famë botërore dukej mjaftë joshëse në tribunat e stadiumit.

Amir Rrahmani ishte i pranishëm në fushën e lojës nga minuta e parë e deri në të fundit.

Amir Rrahmani me Napolin këtë edicion arritën të stolisen me titullin e kampionit për herë të parë pas 33 vjetësh./Lajmi.net/

  


Teilen: