• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Heqja e pikëve të Juventusit, reagon Mourinho: Është hajgare

23/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jose Mourinho e ka cilësuar vendimin për t’i hequr pikë Juventusit për të dytën herë këtë sezon si hajgare.

Trajneri i Romës mbeti i habitur plotësisht nga lajmi se Juventusi është goditur me një zbritje prej 10 pikësh, me vetëm disa ndeshje të mbetura për të luajtur në Serie A.

“Zonja e Vjetër” u ndëshkua për herë të parë me 15 pikë në janar, gjë që i bëri ata të zbresin në vendin e 10-të.

Megjithatë, vendimi u anulua muajin e kaluar dhe Juventusi u gjend sërish në një nga vendet e Ligës së Kampionëve, madje duke u ngjitur në vendin e dytë.

Tani, megjithatë, “Zonja e Vjetër” është goditur me më shumë pasoja për shkeljet e tyre financiare dhe transaksionet e paligjshme të transferimeve.

Duke folur për “DAZN” pas barazimit 2:2 të Romës kundër Salernitanas në Serie A të hënën, Mourinho u mërzit me vendimin e Gjykatës së Apelit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) për t’i hequr 10 pikë Juventusit këtë sezon.

“Është një hajgare ta dish këtë me dy ndeshje të mbetura”, tha ai.

“Për ne dhe të gjithë, edhe për Juventusin. Qasja jonë do të kishte qenë ndryshe nëse do ta kishim njohur para ndeshjeve me Monzan dhe Bolognan. Më vjen keq për Massimiliano Allegrin dhe lojtarët e tij, por në nivelin e ligës, më duhet të them se i ndryshon gjërat pak”, tha më tej Mourinho.

Mourinho bëri rotacione në ekipin e tij për ndeshjet e fundit kundër Monzas dhe Bolongas dhe përfundoi duke barazuar të dyja ndeshjet. Zbritja e pikëve të Juventusit tani ka hapur mundësinë që Roma të kualifikohet në Ligën e Kampionëve pasi Roma qëndron pesë pikë prapa Milanit të vendit të katërt me dy ndeshje të mbetura.

Next Post

Finalja Gjilani – Prishtina, kjo skuadër do të jetë në cilësinë e vendasit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.