Saturday, 14. February 2026
Sport

E paqartë e ardhmja e Manes te Bayern

GS 23/05/2023 1 Min. Lesezeit

Një ndryshim i trajnerit, një gol që nga tetori dhe një përplasje në dhomën e zhveshjes me shokun e skuadrës Leroy Sane, kanë bërë që situata e Sadio Mane te Bayern Munich të jetë e komplikuar.

Kësisoji senegalezi mund të largohet nga skuadra gjermane pas vetëm një sezoni.

Transferimi i Manes nga Liverpool dukej të ishte një nga blerjet më mbresëlënëse të verës së kaluar.

Tridhjetë e një vjeçari kishte fituar  gjithçka që kishte për të fituar gjatë qëndrimit të tij gjashtëvjeçar në Anfield, por ai kishte hedhur poshtë një kontratë tjetër. 

Drejtor sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamxhiq, e kishte vlerësuar Manen. “Fakti që ai po i bashkohet Bayern Munich tregon se klubi ynë dhe ai kanë synime të mëdha”, kishte thënë ai. 

Si alternativa të mundshme të Manes për vazhdimin e karrierës janë përmendur Newcastle United dhe Chelsea.

Teilen: