Saturday, 14. February 2026
Sport

Valladolid arkëton tre pikë “ëndrrash” ndaj Barcelonës, largohet nga zona e rrëzikshme

GS 24/05/2023 2 Min. Lesezeit

Skuadra e Valladolid ka shënuar fitore të madhe si vendas, duke mposhtur Barcelonën me rezultatin 3 me 1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në La Liga.

Ekipi vendas shënoi dy gola gjatë pjesës së parë. Fillimisht autogol në portën e tij realizoi mbrojtësi, Christensen, pastaj për 2 me 0 shënoi Larin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 22’të, shkruan lajmi.net

  

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola tjerë. Për 3 me 0 shënoi Plata në minutën e 73’të, kurse golin e vetëm për katalunasit e realizoi Robert Lewandowski, i cili me këtë gol i afrohet çmimit “Pichichi” si golashënuesi më i mirë në La Liga këtë sezon (23 gola).

Me këtë fitore, Valladolid ngritët në pozitën e 17-të me 38 pikë, tri më shumë se Getafe që tani bie në pozitën e 18-të që çon në La Liga B.

Kujtojmë që vikendin e kaluar, Barcelona festoi titullin kampion në La Liga dhe këto ndeshjet e fundit do t’i luaj vetëm për statistika./Lajmi.net/

Teilen: