Trajneri i Brajtonit, Roberto de Zerbi, ka pranuar komplimentet e Pep Guardiolës përpara përballjes së sotme me Mançester Sitin.
Ai pohoi se ashtu si Çelsi, edhe “pulëbardhat” e tij do të përshëndesin kampionët e rinj me tunelin e duartrokitjeve, ndërsa lojtarët e Mançester Sitit do të zbresin në fushë sot në “Amiex”.
“Mançester Siti është në një moment fantastik sa i përket mentalitetit dhe cilësisë së lojës, por ata po luajnë në këtë mënyrë për 7 vite. Ne do të luajmë një ndeshje serioze dhe japim më të mirën. Do të luajmë me stilin tonë dhe përpiqemi të fitojmë. Pep më ka ndihmuar shumë në periudhën time të parë në Angli. Ai u tregua shumë i mirë me mua. Është trajneri më i mirë i 30 viteve të fundit”, deklaroi ai.
PANORAMASPORT.AL