Saturday, 14. February 2026
Sport

Ish-talenti i Barcelonës mbrëmë realizoi gol në stilin e Iniestas

GS 24/05/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Los Angeles Galaxy mbrëmë arriti fitore në 1/8 e finales ndaj Los Angeles FC me rezultatin 0 me 2.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe ish-lojtari i Barcelonës, Riqui Puig, shkruan Lajmi.net

23-vjeçari realizoi një gol tejet të bukur pas një depërtimi fantastik nga mesi i fushës dhe në rrjetet sociale e krahasojnë me Andreas Iniesta.

Puig gjatë vitit të kaluar ishte transferuar nga Barcelona për në Los Angeles me shumën prej 7 milionë euro.

23-vjeçari ka kontratë me klubin nga MLS-ja deri në vitin 2025./Lajmi.net/

Teilen: