Saturday, 14. February 2026
Sport

Aston Villa kërkon sulmues, Lukaku në listë

GS 24/05/2023 1 Min. Lesezeit

Aston Villa, është një tjetër klub i njohur anglez që synon të transferojë sulmuesin e Chelsea-s, Romelu Lukaku.

Reprezentuesi belg po luan tek Interi në formë huazimi, por sipas medieve britanike, e ardhmja e lojtarit është e paqartë.

Menaxheri i Aston Villas, Unai Emery është duke planifikuar të forcojë repartin e sulmit gjatë kësaj verë, dhe Lukaku thuhet se është objektivi i strategut spanjoll.

Krerët e Aston Villas siç raportohet, shumë shpejtë do të takohen me agjentin e 30 vjeçarit për të shikuar mundësinë e belgut në skuadrën e tyre.

Teilen: