Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Kupës së Italisë mes Fiorentinas dhe Interit.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olimpico”, Interi po avancon 2:1 ndaj Fiorentinas, raporton KosovaPress.
Golin për vendasit e shënoi Nicolas Gonzalez në minutën e 3’, ndërsa te Interi Lautaro Martinez shënoi dy gola (minuta e 29’ dhe 37’).
Pjesa e parë, 2:1 në favor të Interit.