• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bayern mendon për “të ardhmen”, “baverezët” piketojnë “yllin” e Milan si pasardhës të Alphonso Davies

26/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me “galaktikët” e Real Madrid të “vendosur” për të sjellë në “Santiago Bernabeu”, anësorin e mbrojtjes së Bayern Munich, Alphonso Davies, “bavarezët” janë hedhur mënjehërë kërkim të gjetjes së një lojtari, që mund ta zëvendësojë kanadezin në mënyrë perfekte.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, bordi i Bayern Munich kërkon të sjellë në “Allianz Arena”, një prej mbrojtësve më të mirë në botë në krahun e majtë, francezin e Milan, Theo Hernandez, me këtë të fundit që prej 4 vitesh po shkëlqen me fanellën e “kuqezinjve”.

I shpejtë në krah, i aftë për të dribluar, por edhe për të mbyllur hapësirat e ngushta në prapavijën “bavareze”, Theo mund të quhet me “plot gojë” ndër më të mirët dhe është i vetmi opsion, i cili zëvendëson në mënyrë perfekte një largim të mundshëm të Davies nga Gjermania.

Mirëpo, problem mund të konsiderohet çmimi i francezit, me bordin e Milan që nuk kërkon më pak se 100 milion euro për një ndër “yjet” e tyre, pa llogaritur këtu faktin, që kontrata e 25-vjeçarit skadon në vitin 2026. Nga ana tjetër, Theo ndihet i lumtur në Milano dhe nuk ka treguar kurrë dëshirë për të lëvizur nga “San Siro”, por mesa duket Bayern dhe vëllai i tij, Lucas Hernandez janë të vendosur ta sjellin “pistonin” e “kuqezinjve” në “Allianz Arena”. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Publikohen arsyet e pezullimit për 8 muaj të sulmuesit anglez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.