• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Kemi pirë të gjithë alkoolin e Mançesterit”, Guardiola: Luajtëm 40 orë pas festës, treguam pse jemi kampionë

26/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pep Guardiola tha me humor se Siti ka pirë të gjithë alkoolin në Mançester gjatë festës së titullit. Trajneri i “qytetarëve” i lejoi futbollistët e tij që të festonin deri në mëngjes pasi siguruan titullin e tretë radhazi kampion fundjavën e shkuar. Lojtarët e Sitit shijuan një natë deri në orën e para të mëngjesit në një nga klubet e Mançesterit, ndërsa festës iu bashkuan edhe partneret e tyre.guardiola

Kjo ndodhi vetëm dy ditë përpara se ata të luanin kundër Brajtonit. “Pulëbardhat” i dhanë fund serisë së 12 ndeshjeve radhazi që Siti fitonte, me një barazim të merituar 1-1 në “Amex” në ndeshjen e prapambetur ditën e mërkurë. Por Pep Guardiola vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij.

“Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, urime Brajtonit për kualifikimin e merituar në Ligën e Europës zyrtarisht dhe ndeshjen që ne luajtëm. Mendoj se ne pimë të gjithë alkoolin e Mançesterit dhe 40 orë më vonë ne treguam arsyen përse jemi kampionë. Kundër asaj skuadre, që po bën atë që ka bërë me apo pa topin, unë nuk pashë asnjë rënie të intensitetit. Prandaj ajo që kemi bërë edhe njëherë këtë sezon është se gjithçka e kemi fituar në fushë dhe askush nuk na ka dhuruar asgjë”.

Erling Haland dhe e dashura e tij, Izabel, shkuan në festë duke veshur pizhame. Ndërsa Kevin de Bryjne dhe gruaja e tij Mishel Lakrua shkëlqyen veshur me të zeza.

Si Haland ashtu edhe De Bryjne ishin titullarë kundër Brajtonit të mërkurën, por ishte Fill Foden ai që i dhuroi avantazhin momental miqve në minutën e 25-të. Hulio Enciso barazoi për skuadrën e Roberto de Zerbit përpara fundit të pjesës së parë, me një goditje spektakolare nga distanca, e cila u ndal në trekëndëshin e Ortegës.

Xhek Grilish ndërkohë nuk u përfshi në ndeshjen e fundit, ndërsa tifozët thanë me shaka se ai nuk do të ketë qenë esëll këtë javë.

Futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Mançester Sitit është i njohur për argëtimet e tij jashtë fushe nën efektin e alkoolit, ndërsa ka pranuar se i pëlqen të festojnë në kohën e tij të lirë, duke e pranuar verën e shkuar: “Sigurisht që po e shijoj jetën. Shkova në Ibiza pasi fituam titullin dhe pastaj shkova në Las Vegas pas udhëtimit me Anglinë. Përveç kësaj, isha me të dashurën time. Unë punoj fortë dhe përpiqem t’i kthehem regjimit tim stërvitor”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL


Next Post

Rinovimi i Leaos, shtyhet data e firmës me sulmuesin portugez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.