Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet për ndeshjet e luajtura ditën e djeshme.
Tirana është “masakruar” nga FSHF-ja, teksa portieri Visar Bekaj është dënuar me 12 muaj pezullim. Gjithashtu janë dënuar dhe pjesa më e madhe e futbollistëve bardheblu.
Marrjen e masës së përkohshme të zhvillimit të ndeshjeve të KF Tirana pa spektator për një afat 90 (nëntëdhjetë) ditor në përputhje me Nenin 91 të KDS deri në marrjen e një sanksioni përfundimtar.
- Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Kujtojmë që poriteri i Kombëtares së Kosovës është duke e zhvilluar sezonin e fundit në Superligën e Shqipërisë, pasi është afër transferimit në një klub nga Turqia./Lajmi.net/
Skandal pas Tirana-Bylis, tifozët pushtojnë fushën për të rrahur Kridens Metën 🇦🇱👀 pic.twitter.com/a4l5NdxG5t
— LIG Sport (@lig_sport) May 25, 2023