Thursday, 26. February 2026
Sport

Çikat e Hajvalisë shpallen kampione në Superligën e Kosovës

GS 26/05/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Hajvalisë në konkurrencën e femrave ka arritur të shpallet kampion i Superligës së Kosovës në futboll.

Hajvalia mposhti në xhiron e fundit skuadrën rivale për titull, Mitrovicën me rezultatin 3 me 1 duke siguruar kështu pozitën e parë në tabelë, shkruan Lajmi.net

  

Pas 21-xhiro, EP Hajvalia tani shkon në kuotën e 59 pikëve në pozitën e parë dhe përfundon kampionatin pa asnjë humbje. Kurse ekipi mitrovicas mbetët me 56 pikë dhe pëson humbjen e vetme gjatë këtij sezoni.

Kujtojmë që para një jave, skuadra nga Mitrovica fitoi titullin e Kupës së Kosovës./Lajmi.net/

  


Teilen: