Thursday, 26. February 2026
Sport

Rinovimi ndodhet larg, Asensio me “një këmbë e gjysmë” jashtë Real Madrid

GS 26/05/2023 1 Min. Lesezeit

Asensio është më shumë jashtë se brenda Real Madrid. Pas një takimi që u zhvillua sot me Jose Angel Sanchez, drejtor i përgjithshëm i Real Madrid, rinovimi i lojtarit po largohet dhe brenda një periudhe afro një jave mund të ketë një vendim përfundimtar dhe ai vendim duket se është largimi i spanjollit.

E ardhmja e Asensio ka nisur prej muajsh pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor. Situata e tij fizike nuk e ka ndihmuar shumë të bëhet një rol kyç në 11-tshen titullare të Ancelottit dhe duket sa ajo telefonatë për të rinovuar nuk do të vijë kurrë.

Opsioni më i mundshëm aktual për të ardhmen e Asensio duket të jetë Aston Villa e cila ka shfaqur interes serioz për sulmuesin spanjoll./h.ll/abcnews.al

Teilen: