Thursday, 26. February 2026
Sport

KF Ulpiana: I gjithë Lipjani në Klinë i madh apo i vogël

GS 26/05/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi i futbollit Ulpiana e Lipjanit është gati për ndeshjen e barazhit ndaj Lirisë së Prizrenit.

Skuadra që do të fitojë sfidën do të luajë në finale të barazhit me skuadrën që renditet në vend të tetë në Superligën e Kosovës.

Ndeshja luhet nesër në orën 15.00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

“Tifozë të nderuar të KF Ulpianës, nuk kanë mbetur as 24 orë nga ndeshja e nesërme që zhvillohet në Klinë kundër KF Lirisë.

I gjithë Lipjani në Klinë i madh apo i vogël, të jemi në numër sa më të madh në përkrahje të klubit, të jemi lojtari i 12, pasi së bashku ja dalim.

Si Tigrat e fushës, po ashtu dhe Tigrat e tribunës janë gati për spektakël, besojmë dhe shpresojmë fuqishëm që do të dalim fitues.

Mbledhja e tifozëve bëhet në ora 12:30 tek Tregu i Qytetit nisja bëhet në ora 13:00, ku shkojmë në mënyrë të organizuar.

Biletat i gjeni tek stadiumi i Qytetit në Klinë.

Na priftë e mbara”, njofton KF Ulpiana.

Teilen: