Tifozët e Marseille mbrëmë kanë festuar përvjetorin e 30-të të triumfit në Ligën e Kampionëve gjatë vitit 1993.
Me fishekëzjarre me tymuese me gjithçka, mbrëmë qytetit të Marseille i doli “flaka”, shkruan Lajmi.net
Skuadra nga Ligue 1 gjatë vitit 1993 në finalen e madhe të UEFA Champions League e kishte mposhtur AC Milanin në stadiumin “Olympiastadion” në Munich me rezultatin minimal 1 me 0.
Golin e vetëm në atë ndeshje e kishte shënuar mbrojtësi, Basile Boli.
Te Marseille në atë kohë luante edhe trajneri i tanishëm i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps dhe emra tjerw tw njohur, si: Marcel Desailly, Alen Boksic, Fabien Barthez dhe Rudi Voller./Lajmi.net
🌋 𝐌𝐚𝐫𝐬𝐞𝐢𝐥𝐥𝐞, 𝐬𝐨𝐧 𝐞́𝐭𝐨𝐢𝐥𝐞 𝐞𝐭 𝐬𝐚 𝐟𝐞𝐫𝐯𝐞𝐮𝐫 𝐮𝐧𝐢𝐪𝐮𝐞 ⭐️#TeamOM 🔵⚪️ pic.twitter.com/fUX6nuaF4T
— Olympique de Marseille (@OM_Officiel) May 26, 2023