Thursday, 26. February 2026
Sport

Formacionet zyrtare Dortmund-Mainz dhe Koln-Bayern Munich/ 90 minuta për të mësuar fituesin e Bundesliga

GS 27/05/2023 1 Min. Lesezeit

Do të duhen vetëm 90 minuta pa llogaritur shtesat, për të mësuar se cili do të shpallet kampion i Bundesligës gjermanë për këtë sezon.

Në orën 15:30, Dortmund do të përballet në shtëpi ndaj Mainz, ndërsa Bayern Munich mysafir në shtëpinë e Koln.

Situata është tepër e ndërlikuar dhe të dyja skuadrat e kanë të qartë se sot do të duhen vetëm tre pikët. Dortmund ndodhet aktualisht në vendin e parë me 70 pikë, ndërsa Bayern në vendin e dytë me 68 pikë.

Emocionet do të jenë të jashtëzakonshme deri në përfundimin e sfidave për të mësuar se cili do të jetë ai ekip që do të ngrejë trofeun e Bundesliga. Sezoni 2011-2012 ishte i fundit që pa Dortmundin të ngrinte këtë trofe, dhe sot ata do të përpiqen maksimalisht për të marrë tre pikët e për t’u shpallur kampionë të ligës gjermane./ h.ll/abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Dortmund-Mainz

Koln-Bayern Munich

Teilen: