Thursday, 26. February 2026
Sport

Interesante, bletët “sulmojnë” stadiumin e Dortmundit

GS 27/05/2023 1 Min. Lesezeit

Pak para se të fillojë ndeshja mes Borussia Dortmund dhe Mainzit u dashtë ndërhyrja e zjarrëfikësve.

Asgjë nuk pati të bënte me ndonjë zjarrë, por me bletët, shkruan Lajmi.net

  

Një turmë e madhe e bletëve “sulmuan” stadiumin Iduna Park dhe u ndalën te një reflektor i stadiumit.

Gazetari i Sky Sport që pa këtë turmë bletësh tha: “Po mendoni që jeni duke parë gjithçka, por jo, ja këtu afër meje janë një turmë e madhe bletësh. Një ditë e veçantë sot”.

Kujtojmë që ndeshja mes Dormtund dhe Mainz nis nga ora 15 e 30 dhe në rast se BVB fiton atëherë shpallet kampion i Bundesligas për sezonin 2022/23./Lajmi.net/

  


Teilen: