Interi fiton ndaj Atalanta, ngjitet përkohësisht në vendin e dytë.
Interi ka fituar ndeshjen e xhiros së 37 në Serie A.
‘Nerazzurri’ fituan 3:2 në shtëpi ndaj Atalanta, shkruan lajmi.
Ndeshja nisi mirë për vendasit, duke shënuar në minutën e parë të ndeshjes.
Romelu Lukaku realizoi pas 36 sekondave lojë.
Dy minuta më pas shënoi Interi sërish.
Këtë herë ishte Nicolo Barella, ai që dyfishoi gjithçka.
Për mysafirët epërsinë e ngushtoi Mario Pasalic, duke mbyllur 2:1 pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë loja ishte në favor të Interit.
Ata shënuan edhe golin e tretë në këtë takim. Në minutën e 77′ realizoi Lautaro Martinez.
Atalanta gjetën edhe golin e dytë në këtë takim. Ata shënuan në kohën shtesë me Muriel.
Më këtë fitore Interi ngritën përkohësisht në vendin e dytë me 69 pikë, kurse Atalanta ka 61 pikë në vendin e pestë.