• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Spektakël me 5 gola në “San Siro”! Interi thyen Atalantën dhe siguron zyrtarisht Champions-in

28/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka më dilema, Interi është zyrtarisht në Champions në sezonin e ardhshëm. Zikaltrit e Inzagit mposhtën me rezultatin 3-2 Atalantën në një duel emocionues, duke u ngjitur kështu në kuotën e 69-të pikëve.  Interrrr

Interistët vijojnë formën fantastike duke e zgjidhur ndeshjen që në 3 minutat e para me dy gola. Fillimisht shënoi Lukaku pas një asisti nga Martinez, ndërkohë që më pas do të shënonte Barela golin e dytë.

Atalanta provoi të rikthehej në lojë me një gol të Pasaliç në minutën e 36-të, por Lautaro Martinez në minutën e 77-të vulosi fitoren e skuadrës së Interit, pas një veprimi altruis për notën 10 nga Marçelo Brozoviç.

renditjaaaaa

Goli i Muriel në shtesë kishte vlerë sa për statitika. Finalistët e Championsit ngjiten përkohësisht në vendin e dytë me 69 pikë.

FT

INTER 3-2 ATALANTA

1′ Lukaku, 3′ Barela, 77′ Lautaro Martinez / 36′ Pasaliç, 90+1′ Muriel

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet sfida! 

90+1′ GOOOOL ATALANTA 3-2/ Supergol i Muriel. Sulmuesi i skuadrës bergamaske, shtang Onanën me një predhë me të jashtmen nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në trekëndësh. 

77′ GOOOOL INTER 3-1/ Altruizëm i Brozoviç, që i jep një asisit me portën bosh Lautaro Martinezit, që nuk fal, duke përshëndetur rrjetën. Aksion model i skuadrës së Inzagit. 

36′ GOOOL ATALANTA 2-1! Pas një pasimi në zonë, Pasaliç gjuan topin drej portës duke rihapur sfidën!

15′ Dimarko lëshon një gjuajtje të fuqishme drejt portës, por topi devijohet nga mbrojtja dhe më pas portieri arrin ta largojë rrezikun.

8′ Çalhanoglu shënon të tretin për Interin, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

3′ GOOOL INTERI 2-0! Barela gjen pak hapësirë brenda zonës së penalltisë dhe lëshon një gjuajtje të pandalshme e cila shkon në trekëndësh. Një gol madhështor!

1′ GOOOL INTERI 1-0! Lukaku avancon përpara me topin dhe i vetëm përpara portierit arrin ta mposhtë, duke zhbllokuar sfidën që në fillimin e sfidës. 

FORMACIONET ZYRTARE:INTER:

Onana, D’Ambrozio, Açerbi, Bastoni, Dumfris, Barela, Frozoviç, Çalhanoglu, Gosens, Lukaku, Lautaro.

Trajner: Simone Inzagi

ATALANTA: Sportielo, Toloi, Xhimshiti, Skalvini, Zapakostam De Run, Ederson, Mahle, Kupmainers, Pasaliç, Hojlund.

Trajner: Xhan Piero Gasperini

PANORAMASPORT.AL


Next Post

Leo Mesi nuk ka të ndalur/ Ylli argjentinas parakalon Kristiano Ronaldon dhe shkruan historinë 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.