• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rafael Leao “ëndërron” suksesin individual: Dëshiroj të fitoj “Topin e Artë”

28/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me paraqitjet e tij këtë sezon, anësori i talentuar i Milan, Rafael Leao mund të quhet me plot gojë lojtari më i mirë i “kuqezinjve” në këtë moment, teksa ishte protagonisti asbolut në rikthimin e skuadrës së tij, në gjysmë-finalet e UEFA Champions League.

Mirëpo, vetëm gjysmë-finalja apo trofeu i Serie A, duket se nuk mjaftojnë për “yllin” portugez, i cili kohët e fundit ka shpalosur dëshirën e tij për të qenë në një të ardhmen, fituesi i trofeut më prestigjioz individual, “Topi i Artë”.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe vetë 23-vjeçari, i cili risolli në kujtesë dhe pozicionim në vendin e 14-të, të renditjes së “Topit të Artë” të sezonit të kaluar, ku fitues ishte “bomberi” i Real Madrid, Karim Benzema.

“Sinqerisht, prisja të isha në listën përfundimtare, por jo aq afër top dhjetëshes. Ishte një kënaqësi e madhe për mua.

Me kalimin e viteve kam arritur të tregoj futbollin tim. Më duhet të falënderoj shokët e skuadrës, ekipin dhe njerëzit që më ndihmuan të arrij këtë rezultat.

Shpresoj të jem në dhjetëshen e parë. Mendoj se ëndrra e çdo lojtari është të fitojë Topin e Artë . Shpresoj ta arrij këtë”,- iu përgjigj Leao një pyetje nga një fans i tij, në kanalin personal në “Youtube”. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Thiago Silva në dashuri me tifozët e Chelsea

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.