Barcelona ka triumfuar me rezultat të thellë 3:0 ndaj Mallorca-s.
Mysafirëve iu komplikua puna nga minuta e 14-të, kur Ndiaye u përjashtua me karton të kuq.
Fati (1′ e 24′( dhe Gavi (70′) shënuan për fitoren e Barcelonës.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit 79 minuta për Mallorca-n.
Barcelona është në krye me 88 pikë dhe Mallorca renditet në vend të 12-të me 47 sosh.