Rënia e Lids nga Premier Liga do të kthejë në gjirin e Juventusit një futbollist i cili ishte i padëshiruar te bardhezinjtë. Me rënien në Championship, klubi anglez nuk do të ushtrojë më të drejtën e blerjes së Ueston MekKeni dhe as nuk do të mund të aktivizohet klauzola që bën përfundimtar transferimin e tij.
Juventusi kishte huazuar lojtarin në këtë edicion, me të drejtën e blerjes përfundimtare nga Lids për 34,5 milionë euro, ndërsa 3,5 milionë euro të tjera ishin bonuse në kontratën e tij në varësi të rezultateve të edicioneve të ardhshme. Mbijetesa e Lids e bënte automatik transferimin dhe sillte në arkat e Juves një shifër të rëndësishme.
Por me sot, Lids duhet të bëjë planet për Championship dhe sigurisht pa MekKenin në radhët e tij, Kështu, futbollisti do të jetë përsëri pjesë e bardhezinjve, duke u kthyer në një ekip që nuk e dëshiron më, teksa i jep një goditje edhe financave të klubit bardhezi.
PANORAMASPORT.AL