Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, përshëndetet në mënyrën më të mirë nga radhët e FC St. Paulit.
Përshëndetet me gol, ku sot St. Pauli ndahet baras me rezultat 1:1 me Karlsruher SC.
Schleusener në minutën e 45+2 ka shënuan për epërsinë e mysafirëve.
Paçarada me vetëmohim të pashoq ka realizuar nga rreth 16 metra për 1:1 në minutën e 58-të.
Topi shkoi në këndin e poshtëm të rivalit, ishte prej golave më të bukur të Paçaradës.
Kapiteni Paçarada u zëvendësua në minutën e 83-të.
Paçarada i thotë lamtumirë St. Paulit pasi që nga edicioni i ri do të paraqitet në Bundesliga I, për ekipin e Koln-it.
St. Pauli ka përfunduar në vend të pestë me 58 pikë, e Karsluher në të 7-tin me 46 sosh në BUndesliga II,.
Heidenheim dhe Darmstadt hyjnë në Bundesliga I dhe Hamburg luan në play-off, ndërsa nga liga u larguan Regensburg e Sandhausen.