Milani ka mundur Juventusin sot në Torino dhe ka siguruar matematikisht praninë në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm. Fitorja, për më tepër në fushën e një prej skuadrave rivale, e bëri padyshim këtë kualifikim edhe më të bukur për kuqeznjtë.
Milani kështu plotësoi serinë me dy fitore në dy ndeshjet e luajtura ndaj bardhezinjve në këtë edicion, gjë që është shumë e rrallë për kuqezinjtë.
Sipas faqes së statistikave “Opta”, kjo ishte vetëm hera e tretë në 50 vitet e fundit që ndodhte një gjë e tillë, ku Milani fiton të dy ndeshjet e një sezoni ndaj Juventusit në Serinë A.
Në gjysmë shekulli të fundit, më parë Milani ia kishte dalë ta bënte një gjë të tillë vetëm në sezonet 1990-1991 dhe 2009-2010.
PANORAMASPORT.AL