• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

De Laurentiis konfirmon ‘divorcin’ me Spallettin: Ai kërkoi të largohet nga Napoli

29/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar se Luciano Spalletti kërkoi një vit pushimi pasi fitoi Scudetton, kështu që ai ka nevojë për një trajner të ri.

Situata ishte e qartë që kur titulli i tretë i historisë së klubit u sigurua me pesë raunde të mbetura, pasi Spalletti hodhi poshtë sugjerime të shumta, por tha se De Laurentiis duhej ta bënte publik lajmin.

  

Partenopei kishte një opsion për të zgjatur kontratën e tij me një vit tjetër, por Spalletti kërkoi të lirohej nga ajo këtë verë.

“Spalletti është një njeri i lirë”, tha De Laurentiis për ‘Che Tempo Che Fa’ në Rai 3.

“Kur dikush vjen tek ju dhe thotë se ka bërë gjithçka mundi dhe një epokë e jetës së tij ka përfunduar… Më tha se do të preferonte të kishte një vit pushim. Çfarë bëni atëherë? E kundërshtoni?

“Ai më dha shumë, e falënderoj. Tani është e drejtë që ai të vazhdojë të bëjë atë që do”, përfundoi presidenti.

Luis Enrique pritet të marrë drejtimin e Napolit./Lajmi.net/

  


Next Post

​Këshilli për Sport: Pamë me kujdes atë që ndodhi dje në ndeshjet e Superligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.