• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjendet pasardhësi i Korreas, Interi bën gati ofertën për sulmuesin që ja kaloi Mesit e Nejmarit

30/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Folarin Balogun është objektivi i ri i Interit. Sulmuesi amerikan vlerësohet në Milano si pasardhësi i mundshëm i Hoakin Korreas, me argjentinasin që nuk bind dhe duhet të bëjë gati valixhet edhe pse mbërriti si një nga investimet më të rëndësishme të dy viteve më parë, kur Lacios iu paguan 31 milionë euro. skysports-balogun-arsenal_6043653

Balogun është në pronësi të Arsenalit, edhe pse gjatë këtij sezoni ka qenë i huazuar te Reims, me të cilin ka pasur një performancë fantastike në Ligën e Parë franceze, ku ka shënuar 20 gola, më shumë se yjet e PSG-së, Mesi dhe Nejmar.

Në qershor 22-vjeçari pritet të kthehet sërish në Angli, jo për të vazhduar në organikën e londinezëve, por për të gjetur një tjetër klub, me Arsenalin që preferon ta shesë kartonin e tij në ishull, aty ku ekzistojnë mundësitë për të paguar 40 milionë eurot që “topçinjtë” kërkojnë për të.

Shifra konsiderohet e lartë për Interin, që po përgatit një propozim prej 20-25 milionë eurosh për të joshur Arsenalin, që do të thotë fjalën e fundit.

PANORAMASPORT.AL


Next Post

I pakënaqur te Barcelona, mbrojtësi i katalanasve nis bisedimet me gjigandin e Premier Ligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.