• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Barcelona nis punimet për stadiumin e ri, Laporta gropos një thesar në “Camp Nou”

30/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni 2022-2023 ka qenë sezoni i fundit i Barcelonës në “Camp Nou” duke qenë se stadiumi do t’i nënshtrohet një restaurimi dhe në fundin e vitit 2024, katalasnit pritet të rikthehen në shtëpi, që do të ketë një pamje tërësisht të re.barca

Por, historia e klubit do të mbetet aty. Për këtë, është kujdesur vetë presidenti Joan Laporta i cili ka qenë i pranishëm në ceremoninë e hedhjes së gurit të parë të restaurimit dhe ka menduar që në një cep të fushës, të groposë një thesar me historinë e Barcelonës. Në një kuti të tejdukshme, janë futur disa materiale që lidhen me historinë dhe do të mbeten aty edhe në stadiumin e ri e gjatë kohës që do të bëhen punimet.

Në kuti, u futën disa gazeta që raportojnë se si ka ndryshuar historia e katalansve. Ndërkohë, trajneri Ksavi ka futur një fanellë të skuadrës, Buskets një shirit kapiteni dhe dy lojtarë nga të rinjtë kanë futu një top dhe një takë futbolli. Pasi u mbyll kutia, të gjithë pjesëmarrësit kanë dhënë “dorën” e tyre në groposjen e thesarit.

“Këto 123 vite të historisë së Barcelonës mund të përkufizohen në shumë mënyra. Camp Nou është tempulli dhe fortesa jonë, prandaj duam që ai të vazhdojë të jetë këtu, në lagjen tonë, Les Corts, që nga viti 1923, dhe në qytetin tonë. Ky stadium është një ëndërr kolektive dhe një trashëgimi për fëmijët tanë dhe nipërit dhe mbesat”, u shpreh presidenti.

barcelonaPANORAMASPORT.AL

Next Post

Aventurë e re për Graham Poter pas shkarkimit nga Çelsi, trajneri anglez fillon bisedimet me klubin tjetër të Londrës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.