Milan dhe “About Vintage” kanë lançuar së fundmi një seri orësh me sasi të limituar, që përmbajnë një pjesë të vogël të uniformës së disa lojtarëve kuqezi.
Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer, i pranishëm si imazh në prezantim, ka folur për atë që ndien, duke luajtur për kuqezinjtë. Ja fjalët e tij të raportuara në rrjetet sociale të Milanit.
“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për këtë ekip. Milani është klubi ku kam dashur të luaj, madje edhe për shumë kampionë, veçanërisht për mbrojtësit e mëdhenj që kanë kaluar këtu. Kam ardhur te Milani për të bërë punën time, por gjithashtu më pëlqen të punoj për të ndihmuar edhe shokët e skuadrës”, ka deklaruar veterani danez, që sivjet ka luajtur më pak se sa në sezonin e titullit.
Për të vetëm 24 prezenca mes kampionatit dhe Champions-it, por nuk duhet harruar fakti se për disa muaj ai ishte i dëmtuar.
PANORAMASPORT.AL