• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liga e Europës/ Njeriu i finaleve sfidon ekspertët e kompeticionit, sot luhet finalja e madhe

31/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampionatit i ka ardhur fundi, por ndërkohë edhe UEFA pret të kurorëzojë tre kampionët e saj. Të parët në skenë do të jenë Roma dhe Sevilja, mbrëmjen e sotme në Budapest, për të mësuar se kush do të jetë fituesi i Ligës së Europës.sevilja roma

Edhe pse ndoshta për një si Zhoze Murinjo nuk është maksimumi, kampioni në fuqi i Ligës së Konferencës së bashku me “ujkonjën” do të kërkojnë mbrëmjen e sotme që të dërgojë Romën te suksesi i dytë kontinental radhazi, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në klubin italian.

Takimi i sotëm do të jetë shumë interesant (ndonëse të gjithë prisnin një derbi italian Roma-Juventus), duke qenë se do të vërë përballë mjeshtrin e finaleve europiane dhe ekspertët e Ligës së Europës. Për Zhoze Murinjon historia tregon se në pesë finale të kontinentit të vjetër që ai ka luajtur, ai nuk ka humbur asnjë dhe sot në Hungari kërkon që të ruajë të njëjtin trend. Gjithsesi, për sa i përket Ligës së Europës, përballë do të gjejë një përbindësh të vërtetë, duke qenë se Sevilja është rekordmenia e Ligës së Europës, kompeticion të cilin e ka fituar 4 herë që kur ka ndryshuar emrin në vitin 2009, por ndërkohë numëron edhe 2 suksese në atë që quhej edhe Kupa UEFA.

Kështu që spanjollët janë në habitatin e tyre dhe Juventusi është ai që mund ta konfirmojë më mirë se kushdo tjetër. Gjithsesi, të dyja skuadrat do të kenë edhe një tjetër stimul më shumë. Përveç asaj që tashmë dihet se suksesi në Ligën e Europës të garanton direkt biletën për në grupe e Ligës së Kampioneve, mbrëmjen e djeshme janë në lojë edhe 8.6 milionë euro për fituesin (vetëm 4.6 për finalisten humbës), të cilave nëse i shton edhe 15.2 milionë eurot e pjesëmarrjes në Champions-i, kjo shifër është e vështirë për t’u nënvlerësuar…

21:00 SEVILJA – ROMA

JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL


Next Post

Galiani në Stamboll për Interin, Marota: Po ndihem krenar, jam optimist për Juventusin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.