Thursday, 19. March 2026
Sport

Dhjetëra tifozë të Galatasarayt iu vërsulën tifozit kundërshtar, ai iu del nga vetura me thikë të madhe

GS 31/05/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Galatasarayt është shpallur kampione e Superligës së Turqisë për edicionin 2022/23.

  

Milot Rashica me bashkëlojtarë kanë triumfuar 1:4 në udhëtim te Ankaragucu dhe kanë siguruar titullin e kampionit në Turqi, transmeton lajmi.net.

Tifozët e Galatasarayt festuan gjatë triumfin në ligë dhe njëkohësisht pas ndeshjes vërshuan rrugët e kryeqytetit turk.

Gjatë festës së tyre u regjistrua edhe një incident në të cilin fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar.

Dhjetëra tifozë të gjigantit turk iu vërsulën një tifozi të Ankaragucut i cili ndodhej në veturë.

Megjithatë, ky i fundit iu kundërpërgjigj atyre duke dalë nga vetura me një thikë të madhe.

Mëposhtë mund ta shikoni videon e momentit./Lajmi.net/

  


Teilen: