• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Kosova është zemra e Serbisë”, Komiteti Olimpik i Kosovës apelon për masa disiplinore ndaj Djokovic

31/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) i ka bërë thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) që të marrin masa disiplinore ndaj tenistit serb, Novak Djokovic.

Të hënën, Djokovic la një mesazh politik në kamerën gjatë turneut “French Open”, kushtuar trazirave që po ndodhin në veri të Kosovës, duke shkruar: “Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën”.

Në një letër të shkruar nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi drejtuar IOC-ut, tha se mesazhi i Djokovic shkel parimin themelor të statutit të IOC në pikën e neutralitetit politik dhe përfhsin një deklaratë tjetër politike në sport.

KOK pretendon se Djokovic përsëri promovoi propagandën e nacionalistëve servë dhe përdori platformën sportive për ta bërë këtë, duke rritur kështu, nivelin e tensionit dhe dhunës mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Tensionet janë rritur ditët e fundit dhe gjithashtu ka pasur përleshje masive në veri të Kosovës.

Por referenca e Djokovic për “ të gjithë Serbinë” pasqyron politikën e qeverisë serbe, e cila ende e konsideron Kosovën si pjesë të territorit të saj dhe nuk e ka njohur pavarësinë e këtij vendi

Krasniqi paralajmëroi se nëse nuk ndërmerren masa kundër tenistit serb, kjo gjë do të krijojë një precedent të rrezikshëm që sporti mund të përdoret si platformë për mesazhe politike.

Ai shtoi: “Unë kërkoj me respekt që IOC të reagojë brenda kornizës së saj dhe t’i kërkoj ITF-së të ndjekë parimet e rregulluara nga Karta Olimpike dhe të hetojë për këtë çështje duke hapur një procedim disiplinor kudnër atletit.”/ h.ll/abcnews.al

 

Next Post

Mediat kroate shkruajnë për interesimin e Dinamo Zagrebit për Albion Rrahmanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.