Friday, 27. February 2026
Sport

​City provon t’ia rrëmbejë Kovacicin Chelseat

GS 31/05/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester City raportohet se ka nisur punën konkrete për të parë mundësitë e transferimit të Mateo Kovacic në afatin kalimtar të verës.

Mësohet se Chelsea është i hapur për të shitur mesfushorin kroat me marrëveshje përfundimtare, derisa nuk ka bisedime për zgjatje të kontratës deri më tani, e cila skadon në qershor të vitit 2024.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se ka edhe klube të tjera të interesuara, por Man City tashmë kishte bisedime të drejtpërdrejta me agjentin e lojtarit për të hartuar strategjinë e blerjes së kartonit të tij.

Në krye të Chelsea së fundi si trajner është emëruar Mauricio Pochettino dhe pritet të ketë ndryshime të mëdha në skuadrën londineze.

Teilen: