Friday, 27. February 2026
Sport

“San Siro” drejt hapjes për finalen e Champions, 30 mijë tifozë të Interit priten në stadium

GS 01/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por stadiumi San Siro me siguri do të jetë i hapur për finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit.

Objekti ikonik do të mirëpresë rreth 30 mijë tifozë zikaltër, të cilët d otë mund ta shikojnë ndeshjen në një ekran të madh të instaluar.

Ka miratimin nga Bashkia e Milanos, e cila me të vërtetë do ta miratonte këtë dëshirë për të shmangur grumbullimet në Piazza Duomo.

Biletat priten të dalin në shitje së shpejti dhe sigurisht me çmime të arsyeshme./ h.ll/abcnews.al

Teilen: