Friday, 27. February 2026
Sport

Messi do të largohet nga PSG-ja

GS 01/06/2023 1 Min. Lesezeit

Lionel Messi është duke e kaluar muajin e fundit në Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas nga 1 korriku do të jetë i lirë, kur edhe do t’i skadojë kontrata me gjigantin francez.

Këtë e ka konfirmuar sot trajneri i parisienëve, Christophe Galtier.

“E kisha privilegjin të punoja me lojtarin më të mirë në histori të futbollit. Në këtë fundjavë do të jetë ndeshja e fundit e Messit me PSG-në në ‘Parc des Princes’ kundër Clermont”, deklaroi trajneri i PSG-së.

Messi i kaloi dy sezone në Paris, ndërsa në javët në vazhdim do të vendosë për të ardhmen e tij.

Kampioni i botës me Argjentinën i ka tri opsione: rikthimin në Barcelonë, transferimin në SHBA në ekipin Inter Miami, ose ta pranojë ofertën stratosferike të klubeve nga Arabia Saudite.

Kohëve të fundit, tifozët e PSG-së e vërshëllyen dhe e fyen shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

Teilen: