Saturday, 28. February 2026
Sport

Interi në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e Chelseat, ofron 30 milionë euro

GS 01/06/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra italiane, Inter është duke “peshkuar” në ekipin e Chelseat dhe ka bërë tashmë një ofertë për mbrojtësin, Trevoh Chalobah.

Sipas “Standard” klubi italian ka ofruar plotë 30 milionë euro, por trajneri i ri i Bluve të Londrës ende nuk ka vendosur për mbrojtësin anglez, shkruan Lajmi.net

  

Chalobah mund të jetë në planet e trajnerit argjentinas dhe kjo marrëveshje mund të mos ndodhë.

Mbrojtësi 23-vjeçar me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2028 dhe është në planet afatgjate të klubit.

Vlera e tij momentale sipas sajtit të njohur “Transfermarkt” shkon deri në 22 milionë euro./Lajmi.net/

  


Teilen: