• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani ka gati dy “po”, Maldini i bën dhuratë Piolit alternativat që kërkonte në mesfushë

01/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani i ri do të nisë me disa firma që do të zyrtarizohen që në ditët e para të korrikut. Marrëveshjet janë drejt mbylljeve dhe sipas mediave italiane, kuqezinjtë kanë siguruar “po” nga lojtarë të cilët pritet të shtojnë alternativat në mesfushë për Piolin.pioli maldini

Daiçi Kamada është emri i parë, pasi mesfushori japonez ka zgjedhur kuqezinjtë për të vazhduar karrierën e tij pas Eintraht Frankfurt, ku i ka mbaruar kontrata. Ai pritet të zyrtarizohet shumë shpejt në klubin e ri, ashtu si edhe anglezi Ruben Loftus-Çik. Mesfushori anglez është në pronësi të Çelsit ku nuk ka më hapësira dhe parimisht ka rënë dakord për transferimin në Milano.

Milani këtë herë do të paguajë për kartonin e tij, por raportohet se negociata me londinezët janë për uljen e vlerës nga 20 milionë euro në 15 milionë euro, për të finalizuar marrëveshjen mes palëve. Pasi të mbyllë këto firma, Milani do të fokusohet më pas tërësisht te sulmi me emra si Openda, Morata, apo Arnautoviç që qarkullojnë prej kohësh në ambientet e klubit italian.

PANORAMASPORT.AL


Next Post

Transferimi milioner në Arabi, Benzema sqaron situatën: Realiteti është se…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.