Saturday, 28. February 2026
Sport

Galtie konfirmoi largimin e Mesit, reagon klubi: Trajneri u shpreh gabim, do të jetë ndeshja e fundit për këtë sezon

GS 01/06/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i PSG-së, Kristofe Galtie gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme, deklaroi se e shtuna do të jetë ndeshja e fundit e Mesit me klubin.AFP_33GQ49D-kEKF-U3420959408105a1E-656x492@Corriere-Web-Sezioni

Por disa orë më vonë, përmes një deklarate për “AFP” , klubi korrigjoi deklaratën e trajnerit: “Kristofe Galtie nuk u shpreh shumë saktë. Duam t’ju sigurojmë se ai donte të thoshte se ndeshja kundër Klermont do të ishte e fundit për Mesin dhe PSG-në këtë sezon”.

Kontrata e argjentinasit do të skadojë në fund të muajit, por shanset për një zgjatje aktualisht janë shumë të pakëta.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: