Saturday, 28. February 2026
Sport

Gjyqtari Anthony Taylor u sulmua nga tifozët e Romës në aeroport

GS 01/06/2023 2 Min. Lesezeit

Nuk ishte vetëm trajneri Jose Mourinho që ofendoi gjyqtarin anglez Anthony Taylor pas finales së Evropa Ligës me Sevillan, pasi disa tifozë të Romës u përpoqën ta ngacmonin edhe në aeroport.

Performanca nga gjyqtari u konsiderua e diskutueshme për disa vendime, duke përfshirë mënyrën se si ai shpërndau kartonët e verdhë pothuajse ekskluzivisht për Giallorossi dhe refuzoi ankesat për penallti për hendboll.

  

Ai kishte caktuar edhe një penallti për Sevillas që u revokua pas një rishikimi të VAR, pasi goditja ishte e pastër.

Mourinho u kap në kamera duke e quajtur Taylorin një “turp” në parkingun e stadiumit pas humbjes në penallti.

Tani Sportitalia ka publikuar pamjet e një grupi mbështetësish të Romës, të cilët e panë Taylor-in në aeroportin e Budapestit dhe e rrethuan, duke synuar jo vetëm ofendime, por edhe duke tentuar ta shtyjnë fizikisht dhe t’i heqin çantën e shpinës.

Dikush madje hodhi një karrige teksa po e çonin në një zonë të sigurt nga stafi i aeroportit.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë momentin në fjalë:

  


Teilen: