Lojtari i Ballkanit, Armend Thaqi në një intervistë për lajmi.net ka folur edhe për ftesën e mundshme nga Kombëtarja e Kosovës.
Thaqi tashmë dy vite me radhë është shpallur kampion në Superligën e Kosovës me skuadrën e Ballkanit, përcjellë lajmi.net.
Ai ka qenë një lojtar kyç në sukseset e ekipit nga Suhareka në vend dhe në Evropë.
Së fundmi në një intervistë për lajmi.net mbrojtësi ka komentuar për shumëçka, por edhe ftesën e mundshme nga Kombëtarja e Kosovës.
Sipas tij ai dhe të tjerët e kanë bërë punën që u kërkohet për të merituar ftesën, por është trajneri ai i cili vendos.
“Na futbollistet e kemi detyrën tonë me jep më të mirën në fushë dhe na e kemi bërë. Jemi kampion kemi pas suksese në gara evropiane dhe është selektori që vendos ai që merr futbollistët që i fton cilët i përshtatet taktikave të tij.
Neve na ka taku me tregu vetën në fushë e kemi bërë le të mbetet në dorën e tij”, tha fillimisht Thaqi për lajmi.net.
Tutje ai foli edhe për mundësinë e largimit nga kampioni. Nëse do ketë oferta të mira nga jashtë, ai tha që do të pranonte me kënaqësi.
“Me Ballkanin kom edhe një sezon normal që nëse në garat vendore mbesim këtu nuk kemi arsyeje me ndërruar, jemi kampion ekip shumë i fortë
Por nëse vjen ndonjë ofertë më lartë nga ndonjë ligë sa më lartë secili futbollistë do donte, mirëpo është afati kalimtar shpresoj që do ndodhi diçka e mirë”, ishin fjalët e tij në fund.
Kujtojmë që Ballkani vitin e kaluar shkruajti histori, duke u kualifikuar në grupe të Konferencë Ligës./Lajmi.net/