Carlo Ancelotti do të qëndrojë në Real Madrid, ndërsa ai po planifikon të sjellë tre deri në katër lojtarë, ku emrat e dy prej tyre dihen tashmë.
Sipas AS, trajneri italian tashmë është duke hartuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Pritet një përforcim në mbrojtje, një në mesfushë dhe dy në sulm.
Njëri nga këta dy do të jetë Joselu, dhe tjetri do të varet nga vendimi i Karim Benzemas dhe nëse ai do të qëndrojë në Madrid, shkruan AS.
Dihet gjithashtu që Jude Bellingham do të vijë si përforcim në mesfushë. Marco Asensio po largohet, si dhe Mariano. Dani Ceballos dhe Nacho Fernandez pritet të zgjasin kontratat e tyre. Luka Modric dhe Toni Kroos tashmë e kanë bërë këtë për nga një vit.
Benzema është afër largimit, Kane mund ta zëvendësojë francezin
Te Real Madridi, shqetësimi më i madh për momentin është statusi i Karim Benzema. Topi i Artë ka një ofertë të pabesueshme nga Arabia Saudite dhe duhet të marrë një vendim së shpejti.
Spanjollët pretendojnë se qendërsulmuesi francez është afër vendosjes për t’u larguar nga klubi madrilen pas 14 vitesh. Prandaj Reali do të duhet të blejë një sulmues klasi.
Deri më tani, i pari në listën e tyre është Harry Kane. Sipas Transfermarkt, kapiteni i kombëtares angleze dhe Tottenhamit kap vlerën e 90 milionë eurove dhe këtë sezon ai shënoi 32 gola dhe asistoi pesë herë për klubin londinez në 49 ndeshje në të gjitha garat.
Mendohet se Kanes i mungon hapi i fundit në karrierë, pra të jetë një nga lojtarët kyç të klubit që po lufton për trofe.
Tottenham është larg këtij statusi dhe kjo është arsyeja pse Kane mund të përmbushë ambiciet e tij të mëdha në Real Madrid duke zëvendësuar Benzeman. Së bashku me Bellingham dhe Kane, Real mund të bëjë një tjetër transferim të madh. Pozicioni më i dobët në skuadër është ai që mbulon Dani Carvajal në krahun e djathtë.
Real Madridi po përgatit një tjetër transferim spektakolar?
Ancelotti përdor ndonjëherë Lucas Vazquez dhe Nacho Fernandez në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, por ata nuk janë në nivelin e Real Madridit. Prandaj, Ancelotti do të ishte i lumtur të sillte Achraf Hakimin nga PSG. Mbrojtësi i djathtë maroken nuk është i kënaqur me situatën në PSG dhe dëshiron të luftojë për trofeun e Ligës së Kampionëve.
Përveç kësaj, Hakimi ka edhe pasaportë spanjolle, ndaj në Real Madrid nuk do të zinte një nga tre vendet e rezervuara për lojtarë jashtë Bashkimit Evropian. Hakimi sigurisht përfiton nga përvoja e tij në Real, ku ka qenë lojtar nga viti 2015 deri në vitin 2020.
Pritet të vije edhe mesfushori sulmues i Celta Vigos, Gabri Veiga (20), i cili do t’i kushtojë Realit rreth 30 milionë euro. Reali mund ta dërgojë atë në huazim sepse në skuadër është edhe Dani Ceballos (26), i cili ia doli mirë si zëvendës i Luka Modric, përcjell telegrafi.
Përveç emrave të listuar, është edhe Federico Valverde (24). Uruguaiani aktualisht po kalon një sezon të mrekullueshëm dhe sipas Transfermarkt ai vlen 100 milionë euro dhe mund të luajë edhe si krah i djathtë në sulm.
Fytyra e re e Real Madridit
Kështu, klubi madrilen mund të ketë një fytyrë krejtësisht të re duke filluar nga sezoni i ardhshëm, pa veteranët si Karim Benzema, Luka Modrić dhe Toni Kroos në rolet kryesore.
Bellinghamin do të vije në kryeqytetin spanjoll për sa i përket mesfushës.
Pyetja është se ku e sheh Ancelotti, francezin Eduardo Camavinga, mesfushori i cili është përdorur si mbrojtës i majtë muajt e fundit.
Mediat angleze shkruajnë se Real Madridi është i interesuar për skocezin e Liverpoolit, Andy Robertson, i cili në vitet e fundit ka qenë një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij.